Menaxhimi i krizës së Covid-19, ka bërë që policia franceze të kryejë një seri kontrollesh në shtëpinë dhe zyrën e ministrit të shëndetësisë Olivier Veran, dhe drejtorit të përgjithshëm të shëndetësisë, Jerom Salomon.

Mediat franceze konfirmojnë lajmin se kontrolli është kryer në lidhje me hetimin e nisur nga Gjykata franceze  për menaxhimin krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Kontrolle janë kryer dhe në shtëpinë e zyrat e ish kryeministrit Edouard Philippe dhe në atë të ish ministres së shëndetësisë Agnes Buzyn.

Shumë ekspertë janë shprehur se edhe presidenti duhet të ishte pjesë e këtij hetimi por në bazë të ligjit francez, presidenti ka imunitet nga ndjekja penale gjatë mandatit të tij dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi në hetimin gjyqësor.

Pacientë me Covid-19, mjekë, pjesë të personelit të burgut, oficerë policie në Francë paraqitën 90 ankesa gjatë muajve të fundit, veçanërisht për mungesat e maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse.