Trajner i Kombëtares Rolando Maran thotë se futbollistët, me kërkesë të tij, janë kursyer disi përballë San Marinos, ndërsa nuk e vlerësoi një rival të thjeshtë pavarësisht se mbajnë renditjen e fundit në FIFA. Sipas Maran edhe Finlanda, që fitoi 0-7, pati vështirësi kundër tyre.

“Mendoj se duhet të kursenim edhe forcat. Janë katër ndeshje njëra pas tjetrës. Jam i lumtur për rezultatin, mund të kishim bërë më tepër sa i takon paraqitjes. Kemi pasur posedimin e topit, mund të ishim futur më mirë në pjesën e dytë dhe të kishim raste më tepër. Në total jam i lumtur.

Janë disa ndeshje ku në fakt janë edhe emocionet e një debutimi të tillë. Ndeshje të vështira, e kanë menaxhuar mjaftueshëm mirë. Nuk ka kundërshtar të thjesht në raste të tilla. Edhe Finlanda pati vështirësi në centimetrat e fundit ndaj San Marinos.

Jemi ruajtur pak, për shembull Kristjan Asllani kishte një karton. Pas pjesës së parë u zëvendësua dhe Gjimshiti. Është çështje e menaxhimit të skuadrës”, u shpreh trajneri i Kombëtares.


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk e diskuton San Marinon, fiton pastër në transfertë! Kuqezinjtë të parët e grupit