‘Mendoi se policia i hoqi flamurin grek, nëna s’di ende asgjë / Ish-kreu i OMONIA-s: Dy versionet për vrasjen

‘Mendoi se policia i hoqi flamurin grek, nëna s’di ende asgjë / Ish-kreu i OMONIA-s: Dy versionet për vrasjen

Konstantinos Kacifas

Ish-kreu i organizatës politike OMONIA Leonidha Papa në një intervistë për mediat greke ka folur për grekun që u vra sot në Gjirokastër. Ai thotë se mes Konstantinos Kacifas dhe policisë kishte pasur një debat në mëngjes, që solli më pas edhe reagimin e ashpër.

"Në mëngjes ai nuk e gjeti flamurin dhe pa disa policë para tij. Ai mendoi se policia shqiptare kishte hequr flamurin nga pika që e kishte vënë çdo vit. Ai ishte irrituar, pas një ndërhyrje verbale me policinë. Një nga oficerët e policisë tregoi armën e tij, dhe ai u tensionua dhe mori armë e tij dhe qëlloi në ajër për t'i kërcënuar. Ai nuk kishte ndërmend të vriste askënd. Nëse donte të vriste, ai do të vriste, por nuk donte"tha Papa.

‘Më pas ai shkoi në fshat në një objekt të braktisur për t'u fshehur, por në atë kohë policët shqiptarë e gjetën. Ajo që ata thonë në fshat është se për një orë ata dëgjuan të shtëna, sepse askush nuk mund të afrohej. Ka dy versione. I pari që policia shqiptare i kërkoi atij që të dorëzohej, por ai refuzoi, ndërsa më pas mbaruan të shtënat ai doli dhe tha "Rroftë Greqia" duke zgjedhur vdekjen pa dorëzim. Ndërsa versioni i dytë është që policia shqiptare e ka vrarë dhe më pas ka bërë të dukej sikur pati përleshje dhe shkëmbim zjarri. Fatkeqësisht nuk mund ta dimë të vërtetën" tha ai.

Në vijim ai akuzon policinë se ka goditur nënën e viktimës. "Kam folur me prindërit. Policia shqiptare gjatë kontrollit të banesës së tij nuk hezitoi që të godiste edhe nënën e tij’. Gjithashtu Leonidha Papa thotë se nënës së Konstantinos Kacifas nuk i është treguar e vërteta për vrasjen e djalit. “Nënës nuk i kemi treguar, ajo e di se është arrestuar dhe jo se ka vdekur. Konstantini ishte babai i një vajze 13-vjeçare. Ai ishte divorcuar” deklaroi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentos: 29/10/2018 00:18

    Te luftohet terrorzimi grek pa meshir!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën