Mendoni se e dini çfarë ndodhet mbi
tryezë? Mos i besoni syve /VIDEO

Mendoni se e dini çfarë ndodhet mbi<br />tryezë? Mos i besoni syve /VIDEO
Hidhini një sy tryezës dhe objekteve në video. Nuk vini re asgjë të çuditshme apo jo? Objektet duken të vërteta dhe të prekshme. Por ajo që po shihni në fakt quhet ‘iluzion anamorfik’.

Duke përdorur foto të pjerrëta të objekteve, një artist nga Teksasi dha një shembull konkret se sa shpejt mund të mashtrohen mendjet tona, duke parë diçka që nuk është aty. Iluzionet anamorfike janë projeksione të veçanta, që funksionojnë nëse personi i cili i sheh qëndron në një pozicion të caktuar.

Ky iluzion optik është krijuar nga iluzionisti Brusspup, dhe videoja e publikuar në kanalin e tij në Youtube ka marrë mbi 250,000 klikime. “Një truk i tillë nuk funksionon në mënyrë kaq efikase kur e ke përballë, por nëpërmjet lentes së kamerës mund të duket magjike.

Më pëlqen elementi i surprizës që e mban audiencën në suspancë, pa e ditur se ç’do të ndodhë me objektin e rradhës”,- është shprehur artisti. I vetmi objekt i vërtetë në tryezë është kapelja.
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot