'Mendova se ky ishte shkatërrimi më i madh', Gates kritikon qeveritë botërore: Shumë pak vende mund të marrin notën 10

'Mendova se ky ishte shkatërrimi më i madh', Gates kritikon qeveritë botërore: Shumë pak vende mund të marrin notën 10

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe njëkohësisht personi i dytë më i pasur në botë, ka kritikuar qeveritë botërore se nuk kanë bërë aq sa duhet për të përballuar pandeminë, që nga koha kur ajo u shfaq për herë të parë në Kinë. Në një intervistë për BBC Gates thotë se qeveritë botërore duhet të ishin pajisur më shpejt me mjete spitalore, ndërsa sipas tij shumë pak shtet mund ta marrin notën 10 në përballimin e kësaj situate.

“Ishte një periudhë kur po thosha se ky ishte shkatërrimi më i madh i mundshëm me të cilën u përball bota. Ne patjetër do të shikojmë prapa dhe do të dëshirojmë të kishim investuar më shumë që të mund të kishim shpejt të gjitha diagnostikimet, ilaçet dhe vaksinat. Pastaj është dhe koha kur virusi u shfaq, cilat ishin testet e përgatitura? A menduan vendet të rrisnin kapacitetin e njësive të kujdesit intensiv dhe ventilatorëve? Do të ketë kohë për ato pas vdekjeve. Shumë pak vende do të marrin një notë 10. Tani jemi këtu ku jemi, ne nuk e simuluam këtë, nuk e praktikuam, kështu që e gjejmë veten në territore të paeksploruara,”- tha fillimisht Gates.

Gates e lidhi mungesën e testimeve në masë me mungesën e investimeve:  “Investimet mund të siguronin që diagnostikimi të ishte menjëherë i disponueshëm, ilaçet në më pak se gjysma e kohës, vaksina në më pak se gjysma e kohës, shumica e atyre investimeve nuk ishin bërë. Tani ne jemi duke kërkuar dhe na duhet shumë më tepër kohë t’i mbledhim këto pjesë, edhe pse shkencëtarët po bëjnë punë heroike.”

Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë