Dita e premte do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm si edhe me reshje shiu në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta por pasditja do të ketë reshje shiu, sidomos në jug dhe veriperëndim të vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara duke u luhatur nga 2°C në orët e para të mëngjesit deri në 19°C në darkë.
Ndërsa era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Komento