Të gjithë kemi mikesha, të njohura, të afërme, të cilat i ndeshim çdo ditë dhe shpesh edhe mund të na ndodhë që të ndajmë me to shumë përjetime apo ndjesi që lidhen me menopauzën. 

Kjo është një fazë natyrale në jetën e gruas, ku i jepet lamtumirë menstruacioneve, si dhe fillon faza e fertilitetit.

Ne u drejtuam në zyrën e një mjeku alternativ, Hysni Dankshi, atje ku shumë prej grave gjatë kësaj periudhe trokasin për një kurë me bazë bimore për t`i ndihmuar të kalojnë tre fazat e menopauzës. 

“Para menopauzës jep ato shqetësimet e veta, siç janë rritje e temperaturës së trupit, kofshët e nxehta, djersitjet, dhimbje koke, marrje mendsh, shtohet pesha trupore, ulet vëllimi i gjoksit, kanë djegie në rrugët vaginale dhe marrëdhëniet seksuale, kanë tharje, kanë dhimbje të forta dhe ndonjëherë bëhen edhe të padurueshme, madje çdo bashkëshort ose fëmijët në shtëpi, kur një femër, një grua ose një nënë ka këtë periudhë, duhet të ndërgjegjësohet vetë, ta mirëkuptojnë, sepse ajo ka nervozizëm, ka nxehtësi, ka shqetësime, nuk duron për një gjë, pra duhet të jenë më të kujdesshëm në komunikim me personin që është në fazën e menopauzës. 

Pastaj fillon faza e dytë, menopauza, që janë afshet e nxehta, shqetësimet në tensione, takikardi, e ndonjëherë e bëjnë të padurueshme në punët e shtëpisë, në familje, por edhe nervozohen për një gjë me fëmijët e tyre.

Pastaj fillon faza tjetër, faza pas menopauzës, që është faza më e madhe dhe e papërballueshme në disa raste për femrat, sepse krijon nosuperoza, parainfarkte në zemër, takikardi, kur këto gra nuk e trajtojnë veten”, tha mjeku Dankshi. 

Periudha e menopauzës shoqërohet me ndryshime në trupin e grave. Menopauza zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeçare. Por, ka raste kur preken dhe gratë në mosha më të reja si 35 vjeç. 

“Femrat që pinë duhan dhe alkool hyjnë më shpejt në fazën e menopauzës. Prandaj, unë e këshilloj që nuk është mirë në këtë fazë që të përdoret alkool ose duhan, sepse femrat dëmtojnë veten e tyre, e fusin veten 5 vjet më shpejt në fazën e menopauzës”, sqaroi më tej ai. 

Doktor Hysni Dankshi na tregon disa bimë, të cilat gjatë kësaj periudhe të grave duhet të jenë prezente në shtëpinë e gjithsecilës.

“Femrat e gratë që kanë fazën e menopauzës duhet të mbajnë në shtëpi sherebelen, kamomilin, lulen e blirit, lulen e murrizit dhe leunurën e zemrës, pra që është një bimë që ndihmon shumë te takardiat e zemrës etj, pastaj, perimet, frutat, zarzavatet, sallatrat jeshile sa më shumë, në këtë fazë, në kohë, sepse i zëvendësojnë krejt deficitet çfarë i mungojnë në organizëm kur ajo është në këtë fazë, kur ka humbje të deficitit, kalciumit, mandiziumit, zinkut, hekurit, etj me radhë, që i zëvendësojnë ushqimet, lëngjet, frutat e tjerë me radhë. 

Të gjithë e dimë se mendja dhe trupi kanë një lidhje esenciale dhe gjithnjë e më shumë ne e vlerësojmë aspektin shpirtëror si një pjesë tonën të rëndësishme.