Mentor Kikia: Një shoqëri dhe klasë hipokrite!

Mentor Kikia: Një shoqëri dhe klasë hipokrite!

Ceremonia e varrimit te Gerti Bogdanit

Së pari, ngushëllime familjes së Gerti Bogdanit dhe, nëse ngushëllimi im ndikon sado pak në lehtësimin e dhimbjes së madhe, jam pranë bashkëshortes, fëmijëve dhe pjestarëve të tjerë të familjes në çdo pikë loti që po derdhin për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

Prej dy ditësh kam lexuar kaq shumë vlerësime pozitive për Gertin nga miqtë dhe shokët, të afërmit, ata që e njohin shumë mirë. Bashkëpunëtorët e tij në parti, thuajse të gjithë, nga kryetari deri tek anëtarët e thjeshtë që kishin patur mundësi ta njihnin.

Deputetët të tjerë të parlamentit, pavarësisht partive që u përkasin, gazetarë dhe njerëz të tjerë publik, fjala e të cilëve ka peshë në atë që quhet apo përbën “opinionin publik”. Por edhe shumë qytetarë të thjeshtë, pa angazhime politike e intelektuale. Kjo u pa edhe në vargun e gjatë të njerëzve që shkuan ti vënë një “dorë mbi krye” në përcjelljen e fundit.

-Njeri i drejtë
-Njëri i përkryer
-Bashkëshort dhe prind model
-Diplomuar në të gjitha nivelet arsimore me “Medalje Ari”
-Politikan i një gjenerate dhe shkolle të re
-Politikan model
-Politikan me integritet
-Përfaqësues i një brezi të shkëlqyer
-I pakorruptuar
-Jo konfliktual
-Vizionar e i drejtë
-Idealist dhe i përkushtuar
-Më i miri “ndër ne”
……..

Po mirë, kur Gerti Bogdani kishte tërë këto cilësi, përse nuk ishte ende në atë parlament?
Përse nuk e futën në listë ata që i kishin në dorë, apo përse nuk e votuan ata që e kishin në dorë?
Përse demokratët nuk e zgjodhën në forumet më të larta drejtuese të partisë së tyre të lodhur, që po tërhiqet zvarrë?
Tek e fundit, përse nuk ia besuan drejtimin e partisë “djalit të pastër, vizionar e idealist” kur partia ka mbetur me sytë nga qielli e ballkoni njëkohësisht?
Në 2022 ai garoi në primaret e PD-së në Tiranë, për të qenë kandidat për zgjedhjet për kryetar bashkie që u mbajtën në 2023, por nuk fitoi.

Derisa ai ishte jo agresiv, jo sherrexhi, por i paqtë e përbashkues, përse nuk e zgjodhën kryetar të parlamentit, kur ai institucion ka patur kaq shumë nevojë për njerëz të tillë?

Derisa Gerti ishte një njeri dhe familjar model, përse ai nuk ishte në drejtimin e ndonjë institucioni të rëndësishëm, por janë mbushur zyrat me burra që mbajnë hareme vartësesh nëpër zyra?

Unë Gertin e njihja në distancë dhe me aq sa e njihja ndaj vlerësimin maksimal pozitiv. Dhe besoj se lumi i fjalëve të mira që u tha është i merituar.

Megjithatë, në këtë rast ka vetëm dy mundësi:

Ose Gerti ishte vërtet një njeri me të gjitha këto cilësi, por ne jemi një shoqëri që nuk dimë të zgjedhim, nuk dimë të vlerësojmë dhe jemi të prirur nga e liga, nga tarafi, nga interesi.

Ose Gerti nuk ishte plotësisht ai që ne përcollëm sot, por në ditën e fundit të qëndrimit mbi tokë, ne e hapim thesin e lëvdatave dhe të “lajmë e të lyejmë”.

Në të dyja rastet, jemi një shoqëri hipokrite.

Hipokritë me veten, hipokritë me tjetrin!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 20/09/2024 08:44

    Miresia dhe qyteraria e Gert Bogdanit shiver ne barging e miners njerezve ne lamtumiren e fundit te tij . Kjo nuk eshte epoke e njerezve te afte dhe te kulturuar

    Përgjigju
  • E vërteta: 20/09/2024 08:12

    E ke theme kaq bukur o Mentor... Hipokrite me veten, hipokritë me tjetrin. Do shtoja dhe një tjetër, optimistë me 100 flamuj në xhep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!

Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!