"Meqë ke kërku të vij, po të shty"- Rama ndihmon të moshuarin e paralizuar: Na sill i teke, ta bëjmë gëzuar

 

I pranishëm në Shijak, ku pa nga afër shtëpitë individuale të rindërtuara pas tërmetit, Rama nuk i kurseu batutat me qytetarët.

Në një banesë, Rama madje ndihmoi një të moshuar të paralizuar, duke i shtyrë karrocën, ndërsa i tha "po ta shty, meqë ke kërku të vij unë".

I moshuari i dha uratën 'rrofsh sa malet', por kryeministri iu përgjigj "sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rri në këmbë".

Dialogu:

Rama: Meqë ke kërku të vij unë, po të shty

I moshuari: Kam pas qejf shumë me thënë të drejtën

Rama: Këtu është mirë të bëjmë një rampë që të jetë më e lehtë

I moshuari: Të na rroni sa malet

Rama: Sa malet jo, se edhe kaq edhe mezi po rrimë në këmbë. Ta mbushim të bëjmë një gëzuar? Na sill i teke raki. Qofsh me jetë gjysho, gruaja po vjen me ne një minutë dhe do ta kthej prapë.


Lajmi kryesor:

"Po mbushi gotën gruas të parës mo burrë", Rama në Shijak për rindërtimin, batuta me të zotin e shtëpisë! I shtyn karrocën të paralizuarit: Na sill i teke


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë