Toto Wolff beson se Andrea Kimi Antonell po i përmbush pritshmëritë e tij në Formula 1 me makinën e Mercedes, kjo pasi doli në podium në garën e fundit të Las Vegasit.

Antonelli e nisi nga vendi i 17-të me goma të buta garën në SHBA, përpara se të thirrej që në fillim nën ndikimin e makinës virtuale të sigurisë për të kaluar në goma të forta, duke u ngjitur përfundimisht në garë për t'u renditur i katërti. Skualifikimi i dy makinave McLaren e ngjiti në podium, gjë që solli kënaqësi për 19-vjeçarin nga Bologna.

Këto performanca konfirmuan pritshmërinë e Toto Wolff në prag të këtij kampionati, kur drejtori austriak e kishte mbështetur Antonellin.

"Ai është 19 vjeç dhe ne gjithmonë kemi thënë se sezoni i parë mund të jetë i vështirë. Ai është pjesë e një prej ekipeve më të mëdha të Çmimit të Madh dhe presioni për këtë po rritet mbi të.

Është ajo që prisja për sa i përket trajektores dhe viti i ardhshëm do të jetë krejtësisht i ndryshëm, krejt i ri për të gjithë pilotët, por për të, ai ka qenë në pista, ka udhëtuar dhe e ka përjetuar këtë dhe presionin që vjen kur je pilot.

Ai do të jetë një vit më i vjetër dhe më i pjekur (në vitin 2026), kështu që gjithçka do të shkojë sipas planit. Nuk e kam vënë kurrë në dyshim vendimin që e afruam për gjithë sezonin, sepse gjithmonë kemi pritur që ai të jetë plot me ulje-ngritje, momente shkëlqimi dhe pastaj momente ku do të duash të shkulësh flokët. Nuk është fundi i zhvillimit të tij, është ende në fazat shumë të hershme dhe do të shohim më shumë nga Kimi vitin e ardhshëm me performanca të forta dhe në shumë vitet që do të vijnë", tha drejtuesi i Mercedes.