Naser Ramadani vazhdon të moralizojë me ekspertin dhe “gardianin” e shëndetit publik të kosovarëve, pavarësisht se homologët e tij italianë ia rrëzuan raportin për cilësinë e derivateve që ngrohen nxënësit në shkollat e Prishtinës dhe në të njëjtën kohë ia vënë në pikëpyetje edhe besueshmërinë profesionale e shkencore të tij.
Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë u kujdes që ta përpilojë një raport joprofesional dhe me shumë gjasë të porositur, duke i hequr të gjitha “dilemat” se nafta që përdoret për ngrohjen e fëmijëve në shkolla nuk qenka e rrezikshme. Madje me një raport të tillë Ramadani sikur inkurajonte autoritetin kontraktues që të vazhdojë të furnizohej me derivatin e njëjtë, se më të mirë s’paska as në Evropë.
Por, laboratori që gjendet në Cremona të Italisë, në bazë të mostrave të dërguara nga Komuna e Prishtinës, vërtetoi se derivati i djegur në shkollat e kryeqytetit të Kosovës përmban sasi alarmante të sulfurit.
Për më keq, ekspertët shëndetësorë nga Italia bënë të ditur se në vend të furnizimit me naftë euro-dizel për ngrohje, ashtu siç paguhej, kompania kontraktuese “HIB Petrol” i furnizoi shkollat e Prishtinës me vaj për djegie, duke e dëmtuar kështu buxhetin e Komunës për 500 mijë euro.
Nëse kreu i Institutit për Shëndetësi Publike u dëshmua se e mashtroi opinionin me raportin për naftën, atëherë shtrohet pyetja se si mund t’i besohen po të njëjtit institucion rezultatet e analizave për kualitetin e ujit, ushqimit apo ajrit?
Pas një raporti të tillë për naftën, i cili u demantua nga një laborator Evropian, Ramadanit me automatizëm do të duhet t’i kërkohej dorëheqja dhe, në fund të fundit, edhe të shkarkohej nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, qoftë edhe vetëm si veprim moral, për kthimin e besimit edhe ashtu të humbur tek institucionet shëndetësore.
Ky është fakt i mjaftueshëm që prokuroria të nisë menjëherë hetimet, të cilat duhet të zgjerohen në disa pista: si ndodhi që zyrtarisht të fshihet rreziku alarmues nga kjo naftë? Kush ishte pjesë e gjithë këtij zinxhiri interesash?... etj.
Mirëpo, në një vend ku matrapazllëqet shiten si norma morale, Ramadani jo që nuk do të dorëhiqet e nuk do të shkarkohet, por i njëjti zyrtar do të vazhdojë të përfitojë nga institucionet shtetërore bashkë me familjarët e tij, ashtu siç ka përfituar deri më tani.
Mjafton t’i hedhësh një sy formularëve të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit për të vërtetuar se Ramadani përpos që merr pagë mujore prej 805 euro nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga institucioni që ai e drejton bashkëshortes së tij i jep 50 për qind të pagës mujore, përkatësisht rreth 300 euro në muaj. Bashkëshortja e tij po ashtu paguhet edhe nga komisionet punuese në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai me bashkëshorten përpos të ardhurave që përfitojnë nga i institucioni që e udhëheq vet, ka të ardhura edhe nga katër burime të ndryshme, duke iu bashkuar kështu karvanit të supermenëve qeveritarë, të cilët nuk i kryejnë me përgjegjësi obligimet shtetërore, por marrin rolin e mercenarëve, duke u vënë në shërbim të plotë të bizneseve dhe politikës, krejt për përfitime të ulëta materiale.
/Shqiptarja.com