Skuderia Mercedes po vijon pa rivalë këtë sezon të “Formula 1”. Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës kohën më të shpejtë e regjistroi piloti finlandez Valteri Bottas, i cili e ndali kronometrin në 1 minutë e 15 sekonda e 406 të mitat. Kjo është hera e tretë që piloti i Mercedes siguron ‘pole-position’ këtë sezon të ‘Formula 1’.
Ndërkohë me 634 të mitat më ngadalë në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Mercedes, Leëis Hailton, i cili në renditjen e përgjithshme është 1 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Bottas.
Kohën më të mirë për Ferrarin e regjistroi Sebiastian Vettel, që të dielën do të niset nga vendi i tretë, ndërsa vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të kokëkuqes Leclerc. Edhe nje herë surprizën e bëri piloti i Red Bull Max Vertsappen që në provat zyrtare regjistroi kohën e katërt më të shpejtë.

Komente

