'Merci', Kylian Mbappe i jep zyrtarisht lamtumirën PSG-së: Të dielën, ndeshja ime e fundit

'Merci', Kylian Mbappe i jep zyrtarisht lamtumirën PSG-së: Të dielën, ndeshja ime e fundit

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe nuk do të jetë më lojtar i PSG sezonin  e ardhshëm. Ajo çka përflitej prej kohësh tashmë është zyrtare dhe ka qenë vetë sulmuesi që me anë të një video-mesazhi ka dhënë lajmin për tifozët parizienë.

Mbappe falenderon të gjithë tifozët për vitet e kaluara në kryeqytetin francez. Gjithashtu Mbappe ka shprehur mirënjohjen për të gjithë trajnerët dhe lojtarët me të cilët ka patur mundësinë të bashkëpunojë këto vite.

Francezi u shpreh se të dielën do të jetë ndeshja e tij e fundit në ‘Parc de Princes’, pas nuk do ta rinovojë më kontratën e cila skadon në fund të qershorit.  

“Doja të flisja me ju. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju dhe doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint Germain dhe aventura do të marrë fund pas disa javësh.

Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc de Princes të dielën. Kam shumë emocione, ishin shumë vite ku pata shansin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez. Një nga më të mëdhenjtë në botë. Gjë që më lejoi të mbërrija këtu për të pasur përvojën time të parë në klub me shumë presion për t’u rritur si lojtar, natyrisht duke qenë përkrah disa prej më të mirëve në histori, disa nga kampionët, të takoj shumë njerëz, të rritem. edhe si burrë. Me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë. Para së gjithash, dua të falënderoj shokët e skuadrës, të gjithë bashkëlojtarët që kam pasur të gjithë trajnerët, Unai Emery, Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier dhe Luis Enrique”, u shpreh Mbappe në video-mesazhin e publikuar në llogarinë e tij.

Prej kohësh, përflitet që Madridi do të jetë destinacioni i ardhshëm i yllit francez, me Realin që ka qenë prej kohësh i interesuar për shërbimet e tij. Mbappe iu bashkua Paris Saint Germain në vitin 2017 nga skuadra e Monacos për shifrën rekord të 180 milion eurove.

Që nga ajo kohë ai ka mundur të fitojë 6 kampionate me PSG dhe 2 kupa të ligës. Gjithashtu në vitin 2020 Mbappe dhe PSG shkuan në finalen e Champions League ku u mundën nga Bayern Munchen me rezultatin 1-0.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Peqin, sekuestrohen armë dhe municione, arrestohet 43-vjeçari pjesë e  një grupi kriminal

Peqin, sekuestrohen armë dhe municione, arrestohet 43-vjeçari pjesë e një grupi kriminal