TIRANE - Sherif Merdani, këngëtari që ka vuajtur familjarisht në burgjet e diktaturës komuniste tha se PS e realizoi programin e saj për të përndjekurit. Ai përshkruan takimin me Ministrin Erjon Veliaj dhe tani sheh se premtimi për dëmshpërblimin është bërë realitet. “Preferoj që djali im të bëhet një Erion veliaj. Djali im mori masterin për në Gjermani, ku është dëmshpërblimi më i mirë për mua”, tha Merdani.
Ai vlerëson qëndrimin e kryeministrit Rama. “Më ke bërë krenar në mes të Evropës kur ishe si i barabartë me Merkel. Me ke bërë krenar me qëndrimin burrëror në Beograd. Më ke bërë të ndjehem krenar me këtë mbledhje të veteranëve të luftës me ish-të përndjekurit. Baba, nëna, vëllai e unë vetë jemi futur në burg, por u ndjeva krenar, pasi bashkove idealistët që çliruan vendin me ata që e pësuan nga diktartori. Kam besim tek ju zoti kryeministër”, tha Merdani.
“Në hollin e kryeministrisë me të madhin Sherif Merdani, ‘il Grande’ i thoshte rinia e viteve 70 aty te bordurat para Dajtit që na humbi nga sytë një ditë të bukur dhe nuk e pamë më. Përfundoi dhe ai si familja e tij në ferrin komunist. Jemi këtu për të kremtuar para vitit të ri me të përndjekurit e veteranët e luftës, dy anët e të njejtës medalje, idealësh e zhgënjimesh”, tha Rama.
Duke premtuar se do jepet dëmshpërblimi deri në qindarkët e fundit brenda këtij mandati
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com