Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Marrëdhënia mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother VIP Albania’. Egla u shpreh se Meritoni e ka dhunuar psikologjikisht, ndërsa ky i fundit pranoi se ka rënë në grackën e aktores. Meritoni shprehet se Egla viktimizohet dhe këto tre ditët e fundit mendon se ka ndryshuar shumë, ndërsa ajo e ironizon duke i bërë rep.

Meritoni: Shoh një Egla që luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale, kur Ori e ngriti në piedestal, tentoi të mbulonte tensioni.

Egla: Një ndjesi shumë e shëmtuar, gjitha dita nga mëngjesi në darkë, duke pasur një njeri që të dhunon psikologjikisht, vërtet një dhunë psikologjike. U mundova me kërcim, apo diçka tjetër për të dalë nga një lloj atmosfere, zgjati deri në darkë, dy vakte që kam ngrënë i kalova duke thënë ‘të lutem mu largo’.

Unë kam thënë që mes Julit dhe Meritonit, e fiton ky i fundit, sepse ka qenë më i aktivizuar në kohë, por kjo peshë që duket këtu. Mendoj që unë ja thashë pastër fare pasi ai u zgjodsh finalist.

Meritoni: Unë e shoh që do të viktimizohet, e shoh të tensionuar sepse nuk është ende finaliste. Kur Ori e ngriti në piedestal duke i thënë super-lojtare doli si e indinjuar, pastaj doli duke i qëndruar afër Françeskës, Heidit pas debateve të forta që kanë paur. Duke bërë punët në shtëpi, kjo që s’ka prekur punë me dorë. Duke i hapur dernë me elegancë Julit, duke i qëndruar afër Romeos.

Egla: Ma shpif kur flet Meriton, hajd çohu ik. (Egla bën rep me ironi)

Meritoni: Edhe Ledri të ka shkruar që kështu do të të marrim në studio. O top sheqeri i shtëpisë, pse je mërzitur. Kjo po mundohet të arsyetojë gjithë rrugëtimi ne saj, por duke iu larguar asaj që Ori i tha me të drejt, super-lojtare.  Ka pësuar ndryshim 360 gradë, nuk është kjo Egla që ofendon etj.  Nuk e ndjej veten të rrezikuar, por e pranoj që kam rënë në grackat e Eglës. Është ajo që më ka vërë përndjekës. Ledioni: E ndjen veten të rrezikuar në këtë lojë nga Egla?

Meritoni: Jo kam rënë në grackat e Eglës, por jo. Më ka thënë përndjekës por ia ka thënë edhe Julit.

Egla: Me atë që ti ke bërë, mund të ishe dhe i denoncuar.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori