Moderatori Meriton Mjekiqi ka konfirmuar për herë të parë ndarjen nga Ilnisa Agolli. Në një intervistë të dhënë së fundmi Meritoni u shpreh se aludimet janë 100% të vërteta.
Ndërkohë theksoi se arsyet e ndarjes mbeten private.
“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre.
Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet”, tha Meritoni për ‘Prive’.
Më tej ai shtoi se pavarësisht të gjithave Ilnisa është një grua dhe nënë e mrekullueshme.
“Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, nënvizoi ai.