Aktorja Egla Ceno, ka qenë një ndër emrat më të komentuar në rrjetet sociale, sidomos pasi u shpall fituese e BBV3.
Pas daljes së saj nga shtëpia, mesa duket aktorja ka parë çdo intervistë që kishte të bënte me të, ku një ndër to ka qenë dhe intervista që ka zhvilluar Donald Veshaj. Ky i fundit është shprehur që Egla nuk mund të jetë një fenomen duke patur parasysh se sa “K” ndjekësish ajo ka në rrjete sociale.
Mirëpo për këtë deklaratë Egla e ka një përgjigje, dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ajo shkruan:
“Nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as folloëers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime”
Bravo Egla je shume e mire demaskoi keto legenat qe te pergojojn.
Përgjigju