Merkato, agjentët e futbollistëve
1 miliardë Euro për 4 vjet
Pesha e agjentëve të futbollistëve në tregun ndërkombëtar është rritur ndjeshëm dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim sepse shifrat flasin qartë. Tashmë ata janë bërë pjesë integrale e futbollit dhe një realitet i pamohueshëm nga askush.
Pesha e agjentëve të futbollistëve në tregun ndërkombëtar është rritur ndjeshëm dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim sepse shifrat flasin qartë. Tashmë ata janë bërë pjesë integrale e futbollit dhe një realitet i pamohueshëm nga askush.
Influenca në rritje e disa prej emrave më të lakuar të kësaj fushe është bërë shkak që shpesh herë mes tyre dhe klubeve të rëndësishme kontinetale të regjistrohen edhe përplasje të ashpra.
FIFA publikon një studim serioz të “Trasfer Matching System”, kompani që monitoron transferimet e lojtarëve. Sipas raportit, në 4 vitet e fundit, agjentët kanë prekur kufirin maksimal të fitimeve, rreth 1 miliardë Euro dhe kjo vetëm falë punës së tyre si ndërmjetës.
Shifra të çmendura por gjithmonë në rritje pasi 2016-ta ishte për ta një vit i artë. Vetëm gjatë 11 muajve të fundit, fitimet e tyre janë rritur me 34 % krahasuar me një vit më parë.
Është Europa që kontrollon pjesën më të madhe të parave pasi plot 98 % e të ardhurave për agjentët janë siguruar pikërisht në kontinentin e vjetër.
Studimi nis që prej vitit 2013 kur u shpenzuan 218 milionë vetëm për agjentët dhe më pas rritja ka qenë progresive me kulmin në vitin 2016 kur janë shpenzuar 368 milionë Euro vetëm për komisionet e agjentëve.
Të dhënat tregojnë se klubet që po pasurojnë më shumë agjentët janë ato angleze dhe italiane me 58 % të të ardhurave, ndërsa më pas por me një diferencë të madhe ndjekin Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Franca.
Ata që arkëtrojnë më shumë janë padyshim agjentët yje të kësaj fushe dhe në Europë numërohen me shumicë, ndërsa gjatë 4 viteve të fundit, operacionet e ndërmjetësimit janë saktësisht 10.875.
Në jo pak raste, i njëjti agjent ka përfaqësuar disa lojtarë. Një biznes i vërtetë për njerëzit jashtë fushë së blertë por që në futbll po bëhen përherë e më të fuqishëm falë vendimeve që marrin.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.2%
-
Negativisht
28.5%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 1810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Lajm i mirë që Gjykata Kushtetuese shpalli të ligjshme përgjimet Sky dhe Encro Chat
30 Dhjetor, 22:50
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor, 22:33
-
Ndërtimi i rrugës Kashar-Pezë-Lekaj, miratohet kontrata e koncesionit
30 Dhjetor, 22:25
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor, 22:17
-
Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën
30 Dhjetor, 22:06
-
Spahiu: Veliaj s’do jap dorëheqjen, sepse edhe Berisha nuk largohet ndonëse akuzohet nga SPAK
30 Dhjetor, 22:03
-
Qeveria gjermane reagon pasi Elon Musk shprehu përkrahjen për AfD-në
30 Dhjetor, 21:57
-
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025
30 Dhjetor, 21:41
-
Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë
30 Dhjetor, 21:26
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor, 21:16
-
Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët
30 Dhjetor, 21:10
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor, 21:04