Merkato e janarit, Arsenal ofron
60 milionë për  Andrea Belotti

Merkato e janarit, Arsenal ofron<br />60 milionë për  Andrea Belotti
Pak ditë më parë, presidenti i Torinos, Urbano Cairo vendosi një klauzolë të çmendur prej 100 milionë Eurosh për bomberin italian, Andrea Belotti, por ofensiva e ditëve të fundit nga ana e Arsenalit mund ta kënaqë edhe më 60 milionë. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Arsene Wenger ka shënjestruar ish sulmuesin e Palermos për ta vendosur në majën e sulmit të “Topçinjve”.

Gjithsesi, transferimi në merkaton e Janarit do të jetë i vështirë pasi klubi granata kërkon të arkëtojë sa më shumë dhe gjatë merkatos së verës mund të presë ofertat e një ankandi më të bollshëm. Është vetë sulmuesi italian që kërkon të transferohet në një skuadër më të fortë dhe kjo e bën më të lehtë misionin për Arsenalin.

Gjithsesi, bisedimet janë në fazë fillestare dhe Arsenali kërkon që ta bëjë pagesën në disa këste, një kusht që Torino po e vlerëson. Në Londër, Belotti do të gjente ambjentin ideal për të treguar klasin e tij pasi Arsenali i ka premtuar një vend titullari duke menduar edhe largimin e mundshëm të Giroud.

Gjithsesi, situata e sulmuesit 23-vjeçar do të qartësohet gjatë javëve të ardhshme, pasi Torino mbetet në pritje të ofertave për të arkëtuar sa më shumë nga qëndërsulmuesi i Kombëtares Italiane, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e disa klubeve të tjera angleze.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar