Merkato, ekipi i Partizanit në
kërkim të një golashënuesi

Merkato, ekipi i Partizanit në<br />kërkim të një golashënuesi
Përforcimi i Partizanit me një golashënues është prioriteti i klubit të kuq për merkaton e janarit me synimin për tu rikthyer te titulli kampion.

Gjatë gjysmës së parë të kampionatit, skuadra e Sulejman Starovës ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira në aspektin e lojës dhe soliditetit si skuadër, të kuqtë mund të krenohen me mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm 5 gola të pësuar në 18 javë kampionat,  më pak se gjysmën e atyre që kishte pësuar në gjysmën e parë të vitit 2016, përmirësimi në këtë aspekt me Starovën është mëse evident, mesfusha e të kuqve gjithashtu është padyshim ndër më të mirat e kampionatit, ofron volum, muskuj e cilësi, dhe me ndonjë gol më tepër në fazën sulmuese, me një lojtar që të garantonte rendiment përkrah golashënuesit më të mire deri tani italo-ganezit Ekuban, sipas të gjitha gjasave skuadra e Starovës do të ishte në krye të klasifikimit.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit janë duke punuar për një goditje në këtë repart që do të sillte dhe diferencimin nga rivalët e tjerë për titullin si një garanci në luftën për tu rikthyer në fronin e futbollit shqiptar. Emrat në axhendë nuk mungojnë. Xhevahir Sukaj është një pistë e  njohur dhe e bërë publikisht por jo vetëm.

Veç sulmuesit shkodran, një tjetër përforcim i mundshëm për Partizanin është edhe Methiu Boniface. Bëhet fjalë për ish futbollistin e Skënderbeut por që nuk mundi të aktivizohej me skuadrën korçare verën e kaluar për shkak të problemeve në dokumentacionin me ish ekipin e tij në Qipro, Aris Limasol.

Për këtë arsye nigeriani u transferua në Kosovë ku ka zgjidhur marrëveshjen kontraktuale me Trepça 89 dhe është një futbollist i lirë, duke u kthyer kështu në një okazion për klubin e kuq që ka nisur tratataivat dhe është shumë pranë afrimit të tij. 

Por nuk bëhet fjalë vetëm për Boniface pasi në shënjestër të drejtuesve ka përfunduar edhe me Nikola Djurdic. 30 vjeçari është pjesë e Partizanit të Beogradit dhe ka një CV të pasur pasi ka luajtur më parë me skuadra si Greuhther Furth e Augsburg në Gjermani.

Edhe për këtë arsye afrimi i tij do të kërkonte një sakrificë të ndjeshme financiare nga ana e klubit të kuq, që gjithsesi është në tratativa duke kërkuar me çdo kusht që për 2017 t’i bëjë si dhuratë trajnerit dhe tifozëve një sulmues klasi për të nisur sulmin drejt titullit në vitin që vjen.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar