Merkato, Ekuban qëndron
Partizani pret edhe një lojtar tjetë

Merkato, Ekuban qëndron<br />Partizani pret edhe një lojtar tjetë
Edmond Haxhija, Drejtori Sportiv i Partizanit nga Antalya ku të Kuqtë po zhvillojnë minifazën përgatitore të dimrit i bëri një analizë merkatos së deritanishme të Partizanit. Kryqytetasit në Janar janë fokusuar kryesisht te reparti i sulmit duke u përforcuar me lojtarë të tillë si Mathew Boniface, Xhevahir Sukajn dhe së fundmi me fantazistin Marko Cetkovic.

Duke patur parasysh që pjesë e skuadrës në repartin e avancuar janë edhe emra të tillë si të rëndësishëmsi Ekuban, Fili e Bardhi e Torassa pa harruar dhe Mentor Mazrekajn që me riaftësimin nga dëmtimi mund të konsiderohet si një vlerë e shtuar, tashmë detyra më e vështirë i takon trajnerit Starova që duhet të zgjedhë se cilët lojtarë duhet të aktivizojë në sulm.

Sipas Drejtorit Sportiv, Haxhija me kaq shumë elementë cilësorë në skuadër, objektivi titull është më i arritshëm për Partizanin. “Me Mazrekajn, Sukajn, Boniface apo Cektovic, kemi menduar që në këtë merkato t’i japim përparsi reparit të sulmit duke i dhënë mundësi dhe trajnerit Starova që të ketë të drejtën e zgjedhjes, që të mos rëndohet skuadra te një apo 2 lojtarë sic ka ndodhur në 18 javët e para.

Unë së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, Genc Tomorri dhe trajnerin Starova kemi vendosur që të hymë në merkato, por një merkato të tillë kaq cilësore na e ka bërë të mundur presidenca, pasi presidenti Gazmend Demi ka qëndruar gjithmonë pranë nesh, por megjithatë vetëm koha do ta tregojë nëse kemi bërë lëvizjet e duhura në merkaton e Janarit përsa i përket repartit të sulmit”.

U duk se me afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese Marko Cetkovic, merkatoja e dimrit do të ishte e mbyllur për Partizanin, por sipas drejtorit Haxhija, presidenti Demi mund të surprizojë sërish dhe ashtu sic bëri me lojtarin malazez mund të afrojë në skuadër edhe ndonjë tjetër futbollist me peshë deri në fund Janarit.

“Merkaton e Partizanit nuk mund ta quajmë të mbyllur sepse ne presim ende dhurata nga presidenti jonë, sic bëri edhe me Cetkovicin, pasi meritat më të mëdha për afrimin e Markos te Partizani i ka plotësisht familja Demi. Cetkovic ishte në kontratë me klubin e Saravejos dhe aty përfitonte një pagë shumë të lartë por presidenti Demi bëri të mundur ta shkëpuste nga ekipi boshnjak lojtarin dhe ta afronte te Partizani, kështu që mendoj se ky lojtar do e forcojë së tepërmi repartin ofensiv. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë për të fituar titullin.

Megjithatë cdo e mirë e ka edhe një të keqe sepse kur ke kaq shumë lojtarë në skuadër puna më e vështirë është për trajnerit sepse atij i duhet të zgjedhë”. Ekuban i cili është transferuar te Partizani në formë huazimi nga skuadra e Serisë A, Chievo Verona deri në përfundim të këtij sezoni, ka shumë kërkesa në merkato.

Me paraqitjen që bëri në sfidën ndaj Fenerbahces, 22-vjecari ganez fitoi simpatinë e tifozëve të skuadrës turke të cilët në rrjetët sociale shpërthyen me elozhe duke u kërkuar drejtuesve të klubit ta blejnë këtë futbollist. Por Haxhija i siguroi tifozët e Partizanit se as Ekuban dhe as ndonjë element tjetër i rëndësishëm si Fili apo Bardhi nuk do të largohet nga të Kuqtë në merkaton e Janarit.

“Presidenti na ka dhënë ultimatum që Caleb do të jetë pjesë e Partizanit deri në fund të sezonit. Nëse fitojmë titullin kampion vetëm në fund të sezonit mund të flasim për largimin e ndonjë tjetër lojtari cilësor si Ekuban apo Fili e Bardhi, gjithmonë nëse do të vinë ofertat e duhura”.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë