Merkato/ Faza përgatitore dhe miqësoret, ja situata e klubeve të Superligës 

Merkato/ Faza përgatitore dhe miqësoret, ja situata e klubeve të Superligës 

Partizani

Pushimet kanë mbarur dhe pjesa më e madhe e skuadrave të Superligës kanë nisur sot fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit. Ajo që bie në sy është se Skënderbeu, skuadra që për më shumë se 8 vite këtë fazë e zhvillon jashtë vendit, këtë herë do të qëndrojë në Shqipëri. Kjo mund të të jetë një nga sinjalet e mungesës së financave në klubin korçar, që prej kohësh ka shfaqur probleme me pagesën e rrogave të lojtarëve. 

Sa i takon merkatos, Skënderbeu ende nuk ka lëvizur zyrtarisht, ndërsa në media përflitet për një rikthim të Enis Gavazajt. Gjatë fazës përgatitore dy-javore, korçarët do të zhvillojnë tre ndeshje miqësore, kundër Tiranës, Bylisit dhe Teutës. 

Ndërkohë Partizani do të nisë zyrtarisht përgatitjet më 5 janar në Antalya të Turqisë. Gjatë qëndrimit 10 ditor të besuarit e Gegës të cilët udhëheqin Superligën do të zhvillojnë 3 ndeshje miqësore. Me datë 9 dhe 11 janar të kuqtë do të përballen me ekipet e Superligës turke, Sivvaspor-in dhe Antalyaspor-in, ndërsa më 14 janar do të masin forcat me ekipin kazak të Shakhtar Karagandy-t. 

Lidhur me përforcimet në merkato, Partizani deri më tani ka bërë vetëm një lëvizje. Me të kuqtë është bashkuar mesfushori nga Tetova Fatjon Jusufi, paçka se klubi ende nuk e ka bërë publike marrëveshjen.

Skuadra tjetër e kryeqytetit, Tirana, ashtu si Skënderbeu, minifazën përgatitore do ta zhvillojë në Shqipëri. Bardheblutë që synojnë të bëjnë disa goditje në merkato, ende nuk I kanë zyrtarizuar miqësoret e tyre, por deri më tani dihet që një test do ta zhvillojnë kundër Skënderbeut.

Kukësi nga ana tjetër, e cila është edhe skuadra më aktive në merkato, përgatitjet do t’i zhvillojë në Turqi. Verilindorët me 4 janar do të nisen drejt Antalya-s, aty ku do të zhvillojnë edhe dy teste të rëndësishme miqësore kundër Bashakshehirit që aktualisht udhëheq kampionatin turk dhe kundër Rostovit që luan në premierën ruse. 

Klubi ndërkohë ka qenë shumë i angazhuar edhe në merkato, ku prej ditësh ka zyrtarizuar Eduart Rrocën nga Luftëtari. Ndërkohë që është edhe në detajet e fundit për Vasil Shkurtajn, sulmuesin që luan po në klubin gjirokastrit. Të dy këto goditje do t’i kushtojnë Kukësit 120 mijë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT