Mesfushori i ekipit kombëtar të futbollit, Taulant Xhaka që luan me ekipin e Baselit në kampionatin zviceran kërkohet nga ekipi i Fiorentinës në Serie A. Sipas medieve italiane dy palët përmes agjentit të lojtarit me origjinë nga Kosova kanë nisur bisedimet dhe në ditët në vazhdim pritet nëse do të ketë një marrëveshje.
Xhaka zhvilloi një edicion shumë të mirë me Baselin në Zvicër dhe në Champions League, njëkohësisht spikati edhe me kombëtaren kuqezi në eliminatoret e 2016 dhe miqësoret. Kujtojmë që Xhaka ka pasur kontakte edhe nga Milani dhe kampionati gjerman. Ndoshta tani është momenti për hapin e madh.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com