Merkato, Juventus akord për
Danilon me Real Madridin

Merkato, Juventus akord për<br />Danilon me Real Madridin
Danilo është vetëm një hap larg transferimit te Juventusi.

Sipas mediave spanjolle klubi bardhezi dhe Reali i Madridit kanë gjetur akordin që mbrojtësi i djathtë të veshë fanellën e Kampionëve të Italisë. Juventus do t’i paguajë Realit për kartonin e tij 20 milionë euro, plot 11 milionë euro e gjysëm më pak nga sa Reali i pagoi Portos për ta blerë dy vjet më parë.

Me Danilon Juventusi gjen në këtë mënyrë zëvendësuesin e Dani Alves që sapo zgjidhi kontratën në mënyrë konsensuale. Me Danilon në planin personal Juventusi ka një akord mbi bazën e një page prej 5 milionë eurosh në pesë vjet.

25 vjeçari ka gjetur pak hapësira aktivizimi sezonin e kaluar duke zhvilluar gjithsej 17 ndeshje si titullar, vetëm 3 prej të cilave në Champions League. Me transferimin e tij te Juventus Danilo do të riformonte bashkë me Alex Sandron dyshen e futbollistëve të krahut që luanin dikur me Porton, gjithmonë nëse Alex Sandro qëndron me bardhezinjtë në Torino.

Pas sulmit nga Chelsea që e ka kërkuar me insistim, Juventusi duhet t’i rezistojë edhe atij të Paris Saint Germain që është gati të paguajë deri në 65 milionë euro për Alex Sandron.

(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën