Merkato, Kukësi shet dyshen
Pejiç-Lena, merr një brazilian

Merkato, Kukësi shet dyshen<br />Pejiç-Lena, merr një brazilian
Gaziantepspor shfaq interes për Pero Pejic dhe Nijaz Lena. Në Antalia ku po zhvillojne minifazën përgatitore Kukesi mund të humbasë dy prej lojtarëve kyc të ketij sezoni. Skuadra e ligës së parë Gaziantepspor ka shfaqur interes për dy kampionët e dimrit të superligës shqiptare. Edhe pse ende nuk ka asnje lëvizje zyrtare mësohet se drejtuesit e Gaziantep janë gati të hyjnë në bisedime me presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

Braziliani Cale
Kukësi zyrtarizon një tjetër blerje. Klubi verilindor ka firmosur me sulmuesin brazilian Elton Pereira Gomes i njohur nga të gjithë si Cale. 28-vjecari shtatshkurtër transferohet te Kukësi nga skuadra greke e Ergotelis. Pas Simon Rrumbullakut, i cili ishte blerja e parë në këtë merkato dhe disa futbollistëve afrikanë që kanë ardhur në provë, Pereira Gomes është blerja e radhës për kryesuesit e Kategorisë Superiore. Cale është bërë pjesë e Kukësit me kërkesë të trajnerit Ernest Gjoka, i cili e pëlqen së tepërmi lojtarin.

28-vjecari u prezantua në ambientet e klubit verilindor nga drejtuesit e Kukësit, këtë të Martë dhe të Mërkurën do të udhëtojë drejt Antalyas në Turqi për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës minifazën përgatitore të dimrit. Cale gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij ka luajtur në Europë dhe përgjithësisht në Portugali, Rusi dhe Greqi. Në Gadishullin Iberik sulmuesi brazilian është aktivizuar gjithmonë në kategorinë e dytë të futbollit portugez me skuadra të tilla si Estoril, Belenenses, Leixoes, Tondela dhe Uniao Madeira. Në Rusi ka qenë pjesë e Orenburg, ndërsa në Greqi ka luajtur për Ergotelis dhe Ofin e Cretës.

Menjëherë pas prezantimit lojtari tha edhe fjalët e para si lojtar i Kukësit. Për faqen e klubit, Cale deklaroi se është shumë i lumtur që është bërë pjesë e verilindore duke premtuar se ai do të japë maksimumin me skuadrën verilindore për të ndihmuar Kukësin në arritjen e objektivit sezonal që është fitimi i titullit kampion.

Nijaz Lena: Nëse do klubi unë iki
Në kampin kuksian nuk është vetëm afrimi i brazilianit Cale ai që bën bujë por edhe zërat e orëve të fundit për interesimin e Gaziantepspor në adresë të Pero Pejic dhe  Nijaz Lenës. Për të folur në lidhje me këto zëra por edhe për ecurinë e fazës përgatitore dhe objektivat e Kukësit, mesfushori shqiptar i lindur në Maqedoni, Nijaz Lena doli për mikrofonin e Supersport. “Kemi filluar shumë mirë fazën përgatitore. po pergatitemi maksimalisht per kampionatin.

Kjo faze do na ndihmoje sepse ketu mund te testohemi me kundershtare te forte. Çështjet e merkatos i takojne klubit, une mundohem te jem i perqendruar te puna me skuadren. Nese klubi bie dakort dhe mendon se me duhet te leviz, do te ishte e mirepritur”. Lena shton më tej se largimi i mundshëm i tij nga skuadra nuk do të ndikonte aspak te ecuria e Kukësit që këtë sezon synon titullin kampion. Gjithsesi, sipas 30-vjeçarit, skuadra duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës. “Çdo ndeshje duhet ta marrim nje nga nje. Duhet te mendojme te fitojme ne Shkoder dhe per ne duhet te mendojne ata qe jane poshte nesh”, përfundoi Nijaz Lena.

Përgatitja
Ndërkohë që skuadra vazhdon përgatitjet intensive në Turqi, braziliani Karioka do të bashkohet me grupin në datën 13, ndërsa Sidrit Guri dhe Lukas Rangel do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit edhe pse fillimisht u mendua që ata do të shkëpusnin marrëdhënien kontraktuale me klubin. Pas miqësores me Istanbul Basaksehir, Kukësi do të përballet të enjten në testin e dytë të Antalyas me azerët e Kairat.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë