Merkato, Manchester City ofertë
të “çmendur” për Lionel Messin

Merkato, Manchester City ofertë<br />të “çmendur” për Lionel Messin
Manchester City është gati të kalojë çdo kufi në merkato, vetëm e vetëm për të firmosur me Lionel Messin verën e ardhshme. Me kërkesë të trajnerit Pep Guardiola, drejtuesit e Citiziens kanë nisur nga puna për të bindur Barcelonën dhe mbi të gjitha yllin argjentinas, në mënyrë që Messi sezonin e ardhshëm të luajë në Etihad Stadium.

City ka një gati një ofertë të cmendur, me 5-herë fituesin e Topit të Artë që mund të shndërrohet në blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit duke kaluar kështu edhe francezin Paul Pogba që në verën e vitit që kaloi u transferua nga Juventusi te Manchester United për 105 milionë Euro.

Oferta që po përgatit klubi i Manchester City për të bindur Barcelonën të lejojë largimin e 29-vjecarit pritet të kapë shifrën e 110 milionë Eurove, ndërsa lojtari do të përfitojë një pagë faraonike prej 900 mijë Eurosh në javë, që konvertohet në rreth 50 milionë Euro në vit.

Messi ende nuk ka rinovuar kontratën e tij Barcën, ndërkohë që marrëveshja aktuale, mes tij dhe klubit katalanas skadon në verën e vitit 2018. Ky është një tjetër sinjal i qartë se futbollisti i La Selecion po mendon seriozisht largimin nga Camp Nou.

Messi është një dëshirë e vjetër e Guardiolës i cili kërkon ta ketë me cdo kusht te Manchester City. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit dhe se cfarë do të ndodhë por e sigurtë është që Manchester City po përgatit një ofertë marramendëse për yllin e Barcës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në