Merkato në Superligë/ Veseli ikën nga Egnatia pas 8 ndeshjesh, Tirana afron një sulmues! Flamurtari afrime për elitën

Egnatia kampione e Superligës, e sapo shpallur Superkampione në fundin e 2024, e ka nisur merkaton e janarit me dy largime. Rrogozhinasit kanë njoftuar se Frederik Veseli, mbrojtësi i kombëtares, është larguar vetëm pas disa muajsh duke iu bashkuar Sudtirolit në Seria B. Veseli, 32 vjeç, luajti 8 ndeshje me Egnatian, ndërsa sëbashku me të është larguar edhe mesfushori Alessandro Ahmetaj. Deri më tani Egnatia s’ka bërë asnjë afrim, por është shumë afër rikthimit të brazilianit Fernando.

Tirana që do luftojë për mbijetesë më herët ka njoftuar largimet e futbollistëve Arhan Isuf, por edhe të Floart Jonuzit, ndërsa ka afruar sulmuesin Emanuel Ernest nga Liberia. Është afruar gjithashtu Ribaldo Cerna nga Tërbuni në Kategorinë e Dytë, por mesfushori edhe pse ka luajtur në miqësore ende s’është zyrtarizuar pasi ndodhet në provë.

Ndërkohë Partizani nëpermjet një video me shumë emocione ka përshëndetur largimin e kapitenit Tedi Cara, por edhe të Arinaldo Rrapajt e Andi Hadrojt, ndërsa deri më tani ka afruar vetëm sulmuesin Dmitry Podstrelov. Në largime ka spikatur Elbasani, që deri më tani ka prishur kontratat me Ardit Hilën, Bruno Telushin, Emir Azemovic, Zhuzepe Agostini, Bedri Greca dhe Rei Zaimi, ndërsa është afruar mbrojtësi lituanez Sigitas Olbertis dhe mesfushori Abas Ibrahim nga Nigeria.

Sakaq në Kategorinë e Parë Flamurtari vijon të bëjë goditje, duke menduar rikthimin në Superligë, pasi ka firmosur me Alessandro Ahmetajn nga Egnatia, por edhe me Stiven Jankun që vjen nga Feronikeli i Kosovës. Më herët është vulosur rikthimi i Bruno Telushit.

Kampionati elitar i futbollit shqiptar, Superliga, pas pushimeve dimërore do të rikthehet të premten me 3 ndeshje ku spikat Vllaznia-Tirana, ndërsa 2024 si kampione dimri u shpall Dinamo, që rikthehet në fushë po të premten kundër Bylisit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban

SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban