Merkato, një sulmues moldav
në provë në rradhët e bardhebluve

Merkato, një sulmues moldav<br />në provë në rradhët e bardhebluve
Sulmuesi moldav Petru Leuca i është bashkuar ditët e fundit skuadrës së Tiranës në fazën përgatitore të dimrit.

26-vjecari do të zhvillojë një provë disa ditore për të marrë më pas një përgjigjje përfundimtare nga trajneri Mirel Josa.

Futbollisti ka mbërritur të mërkurën në mbrëmje në Antalya për tu prezantuar fillimisht me stafin teknik dhe skuadren.

“Sot, Leuca ka nisur stërvitjen duke marrë ngarkesë të plotë”, shkruhej në njoftimin e dhënë nga klubi në faqen e saj zyrtare të Facebook.

Sulmuesi shtatëlartë vjen nga kampionati moldav ku ka luajtur me disa ekipe elitare të këtij vendi dhe ka provuar gjithashtu edhe të grumbullohet me kombëtaren.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin