Merkato/Reali jep 90 mln euro 
plus Alvaro Moratan për Dybala

Merkato/Reali jep 90 mln euro <br />plus Alvaro Moratan për Dybala
90 milionë Euro plus kartonin e Alvaro Moratas për Paulo Dybalan.

Kjo është oferta e cmendur e Realit të Madridit, që ka vënë në pozititë të vështirë drejtuesit e Juventusit.

Nëse merret në konsideratë edhe fakti se kartoni i sulmuesit spanjoll, i cili u rikthye në verë në “Santiago Bernabeu” pikërisht nga Juventusi, vlerësohet rreth 50 milionë Euro, atëherë kemi të bëjmë me një transferimin që nëse realizohet do të thyejë rekordin e Paul Pobasë, për të cilin Manchester United shpenzoi 105 milionë Euro plus 5 të tjera bonuse gjatë merkatos së verës.
 
Edhe pse bëhet fjalë vetëm për zera merkatoje, në Angli më konkretisht “The Sun” shkruan se oferta është në tryezën e Juventusit.

Si kundërpërgjigje drejtuesit juventinë mësohet se kanë kërkuar të përfshijnë në marrëveshje kartonin e Tony Kross ose të të Luka Modriç, por qëndrimi i madrilenëve ka qenë kategorik.

Muaji Janar pritet të jetë shumë i nxehtë në aksin Torino – Madrid dhe kur bëhet fjalë për interesimin e gjigantëve spanjollë, e pamundura nuk ekziston.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar