Merkato, ziejnë Tirana, Skënderbeu
dhe Partizani, flasin Lika dhe Zeqiri

Merkato, ziejnë Tirana, Skënderbeu<br />dhe Partizani, flasin Lika dhe Zeqiri
Kampionati shqiptar i futbollit zien në merkaton e verës. Skënderbeu pothuajse ka rinovuar me të gjithë grupin e lojtarëve. Presidenti Ardian Takaj ka firmosur kontratat e reja me pjesën dërrmuese të lojtarëve dhe i fundit në radhë ishte zyrtarizimi i marrëveshjes me Gerhard Prognin, që do të ketë pjesë e Skënderbeut edhe për sezonin e ardhshëm.

Gjatë kampionatit Gerhard Progni është aktivizuar në 31 ndeshje, duke shënuar 5 gola. Në Superiore ai ka luajtur edhe me Dinamon, Besën, Flamurtarin dhe Kukësin, por suksesin më të madh në karriere e arriti pikërisht më Skënderbeun duke u shpallur kampion i Shqipërisë. Por, lajmi i ditës për kampionët është firmosja e kontratës me Bujar Shabanin, u transferua nga Ferronikeli, që u shpall kampion në kampionatin e Kosovës

Hair Zeqiri
Tirana dhe Partizani janë garë për vlonjatin Hair Zeqiri, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Kukësit, por nën kampionët nuk e grumbulluan për fazën përgatitore duke i bërë dalje. Në një prononcim për “Shqiptarja.com” Zeqiri u shpreh se ende nuk ka vendosur, por është ëndërr e çdo kujt që të veshë një ditë fanellën e dy ekipeve kryeqytetasve. “Nuk kam vendosur për të ardhmen, pasi nuk kam folur me Gjicin.

Ajo që më penalizoi te Kukësi mua dhe shumë të tjerë është fakti që nuk fituam asnjë trofe. Përsa i përket të ardhmes, kam pasur oferta nga Partizani dhe Tirana. Çdo lojtar e ka ëndërr që një ditë të veshë fanellën e Partizanit, por edhe të Tiranës, pasi janë dy ekipeve me histori” deklaroi ai.

Gilman Lika
Përpos Zeqirit, edhe Gilman Lika është në orbitën e ekipeve të kryeqytetit, madje ditët e fundit u fol për një zyrtarizim te Partizani, por më pas gjithçka ndryshoi në drejtim të Tiranës. Shkodrani përmes “Shqiptarja.com” siguron se “Deri në fund të muajit qershor nuk do të firmos me asnjë, pasi kam një kontratë morale me Vllazninë më pas do të shoh. Kam oferta nga Partizani dhe Tirana.

Të kuqtë janë interesuar më shumë se bardheblutë për mua, por ende nuk kam vendosur. Përsa i përket çështjes së titullit, këtë edicion mes Tiranës dhe Partizanit shikoj të kuqtë si favoritë, pasi kanë bërë më shumë afrime në merkato”deklaroi ai. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën