Merkatoja e verës, klubet evropiane
shpenzojnë shifra stratosferike

Merkatoja e verës, klubet evropiane<br />shpenzojnë shifra stratosferike
Deri tani kemi parë shumë transferime të bujshme në këtë merkato me shifra të cilat kanë shkuar deri në 35 milionë Euro, shumë të ciln e pagoi Inter për të sjellë në Milano francezin Kondogbia . 

Por këtë herë shifra është me të vërtetë shumë e lartë. Mësohet se një shifër prej 70 milionë Euro do të paguajnë sheikët e PSG për të përfituar shërbimet e argjentinasit Angel Di Maria i cili aktualisht është lojtar i Manchester United .

Me të mbushur arkat, Djajtë e Kuq do të hidhen në sulm për mbrojtësin spanjoll të Real Madrit, Sergio Ramos. 50 milionë Euro pritet të jetë oferta e United për të përfituar shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll. 

Por edhe “Qytetaret e Manchester” Manchester City nuk kanë ndenjur rehat këtë verë pasi përfituan shërbimet e Sterling për 62 milionë Euro tani kërkon të rrembejë edhe talentin tjetër Kevin de Bruyne për një shifër prej 56 milionë Euro.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh