Lidhur me situatën në gadishullin autonom të Krimesë folën dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik David Cameroon. Kancelarja gjermane tha se ajo që po ndodh në Krime nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar.
Merkel deklaroi se BE vendosi të pezullojë bisedimet e vizave me Rusinë dhe shtoi se nëse grupi i kontaktit, i cili do të ngrihet brenda pak ditësh, nuk do të lejohet të hyjë në Krime, atëhere BE do të ngrijë asetet e zyrtarëve të lartë rus. Ajo gjithashtu tha se nëse Rusia dhe Ukraina nuk arrijnë në në një marrëveshje, atëhere BE do të vendoste sanksione të rënda ekonomike mbi Rusinë.

Ndërkohë kryeministri britanik tha se marrëdhënjet dhe bizneset me BE dhe Rusisë nuk do të jenë më të njëjta si më parë. Ai shtoi se komuniteti europian kërkon largimin e trupave ruse nga Krimea dhe fillimin e mejnëhershëm të bisedimeve.
 

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)