/ATSH/- Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, i dërgoi një telegram urimi Kryeministrit Isa Mustafa me rastin e zgjedhjes si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Në telegramin e urimit të Kancelares Merkel thuhet se "me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta. Ju ndodheni para sfidave të mëdha, veçanërisht lidhur me afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, dialogun me Beogradin, si dhe krijimin e strukturave të shtetit ligjor dhe të strukturave demokratike të vendit Tuaj".
"Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme e Kosovës. Do të gëzohesha t'Ju përshëndes së shpejti në Berlin. Për detyrën Tuaj plot përgjegjësi Ju uroj fat të mirë dhe shumë sukses", përfundon telegrami i urimit i Kancelares Merkel.
/Shqiptarja.com