Merkel- Hollande: BE është në
gjendje kritike, duhet një projekt i ri 

Merkel- Hollande: BE është në<br />gjendje kritike, duhet një projekt i ri 
Presidenti francez, François Hollande është shprehur se duhet një impuls i ri për Europën në mënyrë që të shmanget shpërbërja ose zvogëlimi progresiv i BE. Sipas tij, pas daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni janë ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen e Evropës dhe për këtë arsye duhet një projekt i ri për risistemimin e saj. 

Gjithsecili është i vetëdijshëm për situatën, Britania e Madhe vendosi të dalë nga unioni. Ngrihen mjaft pikëpyetje për të ardhmen e Evropës. Atëherë, qoftë shpërbërja apo zvogëlimi progresiv i shteteve apo e kundërta, duhet vullneti i përbashkët për t’i ofruar një projekt të ri Evropës në atë që mund të quhet një shtysë e re”- u shpreh presidenti francez.

Hollande vuri theksin në tre prioritetet kyç të këtij momenti siç është siguria, përgatitja e së ardhmes dhe investimet.

Atë që unë e cilësoj plani i Bratislavës duhet të ketë një platformë dhe një axhendë. Franca dhe Gjermania kanë detyrimisht një mesazh mjaft të fortë për të dhënë”- vijoi ai.

Gjithashtu edhe kancelaria gjermane Angela Merkel është shprehur se nuk mund të pretendohet se do të jepet zgjidhja e problemeve vetëm me një takim. Merkel u shpreh se siguria, lufta kundër terrorizmit, menaxhimi i fluksit të emigrantëve janë problemet më të rëndësishme që kërkojnë zgjidhjen më të shpejt dhe bashkëpunim të madh mes vendeve. 

Këto deklarata presidenti Hollande dhe kancelaria Angela Merkel i bënë gjatë samitit të Bratislavës , ku liderët e vendeve anëtare të BE-së janë duke diskutuar për çështjet më të nxehta të momentit. 

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri