Merkel letër Vuçiç-it: Normalizo
marrëdhëniet me Kosovën

Merkel letër Vuçiç-it: Normalizo<br />marrëdhëniet me Kosovën
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dërguar letër urimi Kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, për mandatin e ri në krye të Qeverisë serbe.

Merkel ka konfirmuar mbështetjen e saj për qeverinë e re të Vuçiç, por i ka kujtuar atij se do të ketë një mandat me shumë sfida të vështira siç janë; vazhdimi i reformave, pajtimi rajonal dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Qeveria federale do të vazhdojë të ndihmojë fuqishëm vendin tuaj dhe do vazhdojmë të ju mbështesim rrugën europiane”, thuhet në mesazhin e Merkel.

“Ju uroj gjithë të mirat, fat dhe sukses në zgjidhjen e detyrave që keni përpara”, ka shkruar Merkel, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra për marrëdhënie me media e qeverisë serbe.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri