/ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe disa ministra do të marrin pjesë në një manifestim të organizuar nga organizatat myslimane për të dënuar atentatin e kryer në Paris kundër "Charlie Hebdo", njoftoi një zëdhënës i qeverisë.

"Kancelarja, zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel edhe disa ministra do të marrin pjesë në këtë manifestim të organizuar para portës së Brandeburgut në Berlin në orën 17:00 GMT, deklaroi zëdhënësi, Georg Streiter, në një konferencë shtypi.