Angela Merkel përsëriti sot një Sarajevë kundërshtimin e saj për një reduktim të borxhit grek, ndërkohë që FMN-ja theksoi se një ristrukturim i borxhit të Athinës ishte i nevojshëm.
“Kam thënë se një reduktim i borxhit është për mua jashtë çdo diskutimi. Dhe kjo nuk ka ndryshuar nga dje dhe sot”, theksoi në konferencën për shtyp kancelarja gjermane gjatë turit të saj në Ballkan.
Athina, që ka afat deri në mesnatë për të paraqitur planin e reformave, kërkon një reduktim të madh të borxhit të Greqisë, që arrin në 320 miliardë euro, rreth 180 për qind e PBB-së së vendit. Dje, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde mbështeti menjëherë këtë kërkesë duke konfirmuar se reduktimi i borxhit të Greqisë ishte i nevojshëm
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur kënaqësinë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit sot gjatë vizitës në Bosnje-Hercegovinë , në një takim me Kryetarin dhe anëtarët e Presidencës së vendit kënaqësinë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së për në BE dhe theksoi se vendi tani është një hap drejt marrjes së statusit kandidat , sipas Anadolu Agency .
Vizita e saj u zhvillua në një kohë që vendi kujton 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, krimi më i rëndë në Evropë, pas kohës së nazizmit.
Marrë nga ATSH
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
.
/Shqiptarja.com