ATHINË- Nën masa të rrepta sigurie kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur sot në mesditë në kryeqytetin grek. Ajo do të zhvillojë një vizitë 6 orëshe. Në aeroportin e kryeqytetit grek Merkel është pritur nga kryeministri grek, Antonis Samaras, ministri i Financave e përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë greke. Ndërkohë që qindra qytetarë u mblodhën në sheshin para parlamentit për të protestuar kundër vizitës së kancelares gjermane të cilën e fajësojnë dhe për masat shtrënguese me të cilat po detyrohen të përballen.
Rreth 7 mijë forca policie janë vendosur në gadishmëri të plotë dhe bashkë me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forcat Delta po monitorojnë situatën duke përdorur dhe kontrollin nga ajri nëpërmjet helikopterëve.
Kjo është vizita e parë pas 5 vitesh e kancelares gjermane në Greqi, kur shpërtheu kriza e eurozonës. Axhenda e saj parashikon takimin me kryeministrin Samaras, më pas me presidentin e Greqisë, Karolios Papulias. Mediat ndërkombëtare që nga dita e djeshme e komentuan vizitën e Merkel si mjaft të guximshmne, si “Merkel po shkon në gojën e ujkut”, apo “Merkel nuk pritet të sjellë dhurata”.
Sipas CNN, përmes kësaj vizite, kancelarja gjermane do të bëjë të ditur se ekziston mundësia për të kaluar këstin e kredisë prej 31.5 miliardë eurosh per Greqinë. "Nëse do të ketë kaos në rrugë, ky fakt do të theksojë për publikun gjerman se Greqia është një kauzë e humbur"- shkruante sot në mëngjes CNN.
Forcat e policisë janë të pajisur me mjete të posaçme për shpërndarjen e turmës, në rast se gjendja acarohet , si dhe situata do të monitorohet nga ajri me helikopterë gjatë 6 orëve që Merkel do të vizitojë Athinën.
Kancelarja gjermane është ballafaquar deri më tani me kritika të ashpra të trojkës pasi vizita mund të sjellë pakënaqësi në radhët e partnerëve në qeveri.
Por vizita e zonjës Merkel ka për qëllim të dërgojë një mesazh simbolik pasi ajo dëshiron që Greqia të qëndrojë në eurozonë. Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha dje (të hënën) se rimëkëmbja ekonomike globale u dobësuar, me politikat qeveritare që lanë dështuar për të rivendosur besimin në vend.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com