Angela Merkel, Papa Françesko si dhe agjensia e refugjatëve "ONU" janë disa nga kandidaturat për të cilët po diksutohet se mund të fitojnë çmimin Nobel për Paqen. Eventi do të mbahet në 9 tetor në Oslo, ku në krye të listës së 273 të nominuarëve mund të jetë kancelarja gjermane Angela Merkel. Më pas, janë lakuar edhe emrat e Papa Françeskut dhe UNHCR-së.

Mes të nominuarëve janë edhe aktivistët kongolez të cilët luftojnë për mbrojtjen e të drejtave seksuale në vendet e luftës, Dan Smith, drejtoi i paqes në Instiutin Ndërkombëtar të Kërkimeve në Stokholm apo gazeta ruse “Novaya”.

Nobeli për Paqen nuk ia tregon shtypit kurrë listën zyrtare të kanadidatëve të vitit, por ekzistojnë institute të veçanta kërkimi që kanë lidhje me organizatën dhe që bëjnë klasifikimet dhe nxjerrin përfundime të përafërta mbi kandidatët.

Vitin e shkuar çmimi Nobel për paqen iua dha aktivistit Indian për të drejtat e njeriut Kailash Satyarthi dhe vajzës nga Pakistani Malala Yousafzay, e cili 3 vjet më parë u plagos rëndë nga talebanët për luftën e saj në arsimimin e vajzave.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com