Merkel-Papulias: Greqia
në euro? Bëni referendum

Merkel-Papulias: Greqia <br />në euro?  Bëni referendum
BERLIN- Kancelarja gjermane Anegla Merkel sugjeron zhvillimin e një referendumi në Greqi ku vetë populli grek të vendosë-sic shprehet ajo- të qëndrojë ose jo në euro.
Merkel i ka telefonuar presidentit grek Papulias dhe i ka lancuar idenë e saj më të fundit për referendum.
Lajmin e bën të ditur BBC. Sipas rrjetit britanik, zyrtarët grekë thonë se Merkel kasugjeruar që votimi të bëhet paralelisht me votimet për parlamentin muajin që vjen.
Por sipas Merkel është e qartë se kjo cështje është përtej kompetencave të qeverisë së përkohshme. Zgjedhjet e reja në Greqi janë planifikuar të mbahen ne 17 qershor. Sipas BBC votimi mund të rezultojë në një qeveri që do të refuzojë zbatimin e masave shtrënguese për të cilat po këmbëngulin kreditorët e Greqisë. Spekullimet se Greqia mund të largohet nga Eurozona po vijne gjithmonë duke u shtuar.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij