Dy ditë pas skandalit të shërbimit sekret gjerman i cili u zbulua se kishte përgjuar Turqinë dhe Shqipërinë, ka ardhur edhe reagimi i kancelares gjermane Angela Merkel.
Gjatë një interviste për televizonin gjerman ARD, Merkel u pyet lidhur me akuzat se shërbimi sekret gjerman ka përgjuar Turqinë dhe Shqipërinë. Edhe pse refuzoi të përgjigjet, sërish nuk i mohoi akuzat e bëra.
Por gazetari nuk e ka lënë me aq. Ai i ka kujtuar deklaratën e saj në kohën që plasi skandali i përgjimeve me SHBA-në, kur Merkel tha se ‘përgjimi mes miqve është i papranueshëm’, duke theksuar se tashmë është vetë shërbimi sekret gjerman që ka përgjuar aleatët e Gjermanisë në NATO. Por Merkel e mohoi shprehje duke thënë se ajo është thënë në një tjetër kontekst.
“Së pari, duhet të kuptoni hezitimin tonë. Na duhen detaje për natyrën e aktivitetit të BND-së. Nuk mund të flas. Së dyti, shprehja se ‘nuk mund të ketë përgjim spiunazh mes miqsh’ është thënë në kontekstin e aktivitetev të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky kontekst është i rëndësishëm”. u shpreh Merkel
Merkel thesoi se shërbimi sekret gjerman është urdhëruar të sigurojë nga jashtë informacionet e nevojshme për sigurinë e vendit. Dy ditë më parë, gazeta "Der Spiegel" publikoi lajmin se agjensia e inteligjencës gjermane, BND, kishte përgjuar Shqipërinë që para anëtarësimit të saj në NATO në 2009. Sipas gazetës, në fokus ishin çështjet e krimit të organizuar, ndërsa po pre e përgjimeve kishte rënë edhe Turqia.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO