Duket se edhe Gjermani po dorëzohet përballë fluskit të madh të emigrantëve që po pushtojnë atë si dhe gjithë Europën kohët e fundit. Vetë Angela Merkel e pranoi se kyvërshim njerëzish, që të lë pa frymë, do ta pushtojë e ndryshojë vendin përgjatë viteve në vazhdim.
Ajo u shpreh se Gjermania duhet të përshpejtojë procedurat e azilit dhe të ndërtojë ndërtesa të mëdha për refugjatët por sërish nuk e zgjidh dot krizën e vetme.Kancelarja u detyrua të përsërisë edhe një herë apelin, që të gjitha vendet anëtare të bllokut të bëjnë pjesën e tyre, duke pranuar refugjatë.
“Gjermania është një vend i gatshëm të pranojë azilkërkues, e kjo besoj është parë qartë. Por tani është koha që pesha e të ardhurve të ndahet në të gjithë Bashkimin Europian. Këtyre sfidave, ne do të arrijmë t’iu bëjmë ballë vetëm nëse do të mundemi të mbështetemi në solidaritetin europian”, tha Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.
Merkel i falënderoi vullnetarët e gatshëm të ndihmonin emigrantët, për të cilët tha se “krijuan një imazh të Gjermanisë, që i bën të ndihen krenarë për vendin e tyre”.
Në fjalën e saj kancelarja pohoi se kujt i nevojitet mbrojtje, do ta marrë por ata, që nuk kanë asnjë mundësi të përfitojnë azil, do të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre, deklaroi Kancelarja.
Megjithatë, vërshimi i emigrantëve nuk ka të ndalur, e raportet e fundit tregojnë se turma të tëra njerëzish presin në kufirin e Serbisë me Hungarinë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban lëshoi sërish një deklaratë të fortë sot, kur tha se “për sa kohë nuk mbrojmë dot kufijtë e jashtëm të Europës, është e kotë të diskutohet sa njerëz mund të pranojmë”.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com