Rezultat i hidhët kështu e cilësoi kancelarja Merkel humbjen në zgjedhjet e Berlinit duke thënë se ka nevojë që t’u shpjegojë më mirë  gjermanëve  politikën mbi emigrantët.  

"Nëse vullneti i popullit është që të mos ketë një tjetër situatë sic ka qënë deri më sot me një emigracion të pakontrolluar do të mundohem që kjo të mos përsëritet” u shpreh Merkel e  cila mori përsipër përgjegjësinë e humbjes.

Kryetarja e CDU-së  ,e përjashtoi faktin që do të përsëritet i njëjti skenar për emigrantët sic ndodhi në 2015, por  konfirmoi se nuk do të ndjek një politikë të mbyllur për emigrantët islamik.
 

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)