Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh optimiste për furnizimet me gaz të Ukrainës dhe Europës Perëndimore, që sipas saj, është siguruar edhe për muajt e ardhshëm të dimrit.
 
“Unë nuk besoj se problemet serioze mes Rusisë e Ukrainës dhe mes nesh e Rusisë do të kenë ndikim, veçanërisht sa i përket furnizimit me gaz.”- tha Merkel.

Rusia, furnizuesi më i madh i gazit në Europë, pothuajse 1/3 e kërkesës në rajon, ndërpreu furnizimet me gaz në Ukrainë në muajin qershor pas një mosmarrëveshje në lidhje me faturat e papaguara, por furnizimet ruse më gaz në Europë nëpërmjet Ukrainës nuk janë ndërprerë gjatë vitit.

Deklarata e Merkel erdhi pas takimit të saj, me kryeministrin polak Ewa Kopaz.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)