Merkel sot në Serbi nën masa të rrepta sigurie! 100 ushtarë, 400 policë e anëtarë të AntiTerrorit në gadishmëri

SERBI- Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan do të mbyllet me një vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor. Ditën e sotme, kancelarja pritet të mbërrijë në orën 16:00 në Beograd ku do të qëndrojë një ditë për të mbërritur më pas në Tiranën zyrtare, në një takim me kryeministrin Edi Rama. Siç shkruajnë mediat vendase në Serbi, Merkel po pritet nën masa të rrepta sigurie.

Anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë do të vendosen në të gjithë rrugën përgjatë së cilës do të lëvizë Angela Merkel e ndërda pritet që të marrin pjesë 100 pjesëtarë të Xhandarmërisë, 400 policë,10 pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste, si edhe disa ekipe zjarrfikësish dhe ato mjekësore do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Përgatitjet e tjera për ardhjen e Angela Merkel janë drejt përfundimit. Flamujt u vendosën para Pallatit të Serbisë, si dhe në Kullën Genex në Beograd, ku do të kalojë delegacioni.

Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu në Tiranë, janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.  Kujtojmë se samiti i fundit i Berlinit është zhvilluar online në datën 5 korrik. 

Çfarë është procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Shpalosen flamuri i Serbisë dhe Gjermanisë para Pallatit të Serbisë

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 13/09/2021 06:59

    Jeni të shëmtuar me gënjeshtra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë