Krerët e ballkanit perëndimor do të takohen në 27 Gusht në Vjenë. Në konferencën e nivelit të lartë të thirruar nga Kancelarja Angela Merkel do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ai i Serbisë Aleksandër Vuçi si dhe krerët e Maqedonisë, Malit të Zi, kroacisë dhe Sllovenisë.
Sipas mediave gjermane ky takim është një iniciativë e kancelares Merkel për të mbështetur antarësimin e vendeve të ballkanit në Bashkimin Europian si dhe për të zgjidhur çështjet e paszgjidhura.
Një tjetër temë e takimit do të jetë dhe çështja e refugjatëve që kanë kërkuar azil në Gjermani dhe BE. Numërit më të lartë të kërkesave të refugjatëve që kanë kërkuar azil në BE dhe Gjermani janw nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia.
Ky do të jetë takimi i dytë i Kryeministrit Edi Rama me kancelaren Gjermane Angela Merkel brënda pak muajve.
Në 8 korrik kancelarja gjermane zhvilloi një vizitë në Shqipëri, ku kërkoi nga qeveria reforma të tjera, si ajo në fushën e drejtësisë.
Në takimin e krerëve të ballkanit pritet të diskutohet dhe për çështjet që kanë ngelur pezull mes Kosovës dhe Serbisë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com