Rritja e konsiderueshme e rasteve me COVID-19 dhe vonesat në vaksinim bënë që kancelarja gjermane të kritikojë disa guvernatorë të cilët nuk kanë shtrënguar mjaftueshëm masat kufizuese. Merkel i dha deklaratat, gjatë një intervistë të dielën ku ajo pranoi se ishin bërë një sërë gabimesh gjatë përballjes me pandeminë, përfshirë planet për një bllokim pesë-ditor të Pashkëve që u tërhoq më vonë.
"Ne tani duhet të vendosim masat e duhura me shumë seriozitet. Disa shtete e bëjnë këtë, të tjerët nuk e kanë bërë ende," tha Merkel.
Disa guvernatorë janë kundër aplikimit të masave kufizuese të rëna dakord më parë kur infeksionet ishin janë më të larta se 100 për 100,000 njerëz.
Merkel gjithashtu bëri thirrje për më shumë fleksibilitet në lidhje me masat kufizuese, duke deklaruar se gjermanët kishin një prirje drejt "perfeksionizmit".
"Ndoshta ne jemi shumë perfeksionist nganjëherë dhe duam të bëjmë gjithçka siç duhet, padyshim kush bën një gabim gjithmonë përballet me kritika publike. Por duhet të ketë edhe fleksibilitet. Ky është një atribut që ne si gjermanë ndoshta duhet të mësojmë pak më shumë, së bashku me prirjen tonë për perfeksionizëm" tha Merkel.
Merkel deklaroi se deri në fund të verës ka si qëllim që ta vaksinojë të rriturit, por deri më tani vetëm 10% e popullsisë ka marrë një dozë të parë të vaksinës.
Merkel, e cila nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit, është përballur me mbështetje në rënie në bazë të sondazheve të fundit dhe pavarësisht kufizimeve, infeksionet janë rritur.
Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka regjistruar pothuajse 2.8 milion raste të konfirmuara nga COVID-19 dhe 75,913 viktima.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2099
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 persona, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar, disa të plagosur! Arrestohet autori
22 Janar, 13:55
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19