ANGLI-Kancelarja gjermane Angela Merkel, do të flasë sot para dy dhomave të Parlamentit britanik si dhe të takojë Mbretëreshën Elizabeta II, gjatë një vizite simbolike në Mbretërinë e Bashkuar.
Merkel do të ndjekë hapat e liderëve të tjerë si Nelson Mandela, Mikhail Gorbachev dhe Ronald Regan në fjalimet e tyre para deputetëve dhe homologëve.
Kancelarja do të bisedojë dhe me kryetarët e tre partive kryesore në vend, David Cameron, Nick Egg dhe Ed Miliband. Mbështetja e saj shihet si deçisive për objektivat europiane të kryeministrit britanik Cameron. Ai ka thënë më parë se nëse Konservatorët fitojnë zgjedhjet e 2015-ës, ai do të rinegociojë termat e anëtarësimit të Mbretërinë e Bashkuar në BE si dhe të hedhë rezultatin e negocimeve për votim nëpërmjet një referendumi, në vitin 2017.
Merkel pritet të flasë rreth gjysëm ore gjermanisht përpara një audience të ftuarish në Pallatin Westminister, përfshi këtu deputetë, diplomatë biznesmenë dhe udhëheqës kulturorë.
Redaksia online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com