Mero Baze: A funksionoi shantazhi i Berishës mbi drejtësinë?

Mero Baze: A funksionoi shantazhi i Berishës mbi drejtësinë?

Kaosi nga Rithemelimi në Kuvend

Ndryshimi i masës së arrestit për Jamarbër Malltezin nuk do të përbënte lajm, nëse do të shikonim se Apeli i Gjykatës Speciale antikorrupsion, respekton disa standarde njësoj për të gjithë. 

Mbajtja në paraburgim e një të akuzuari, si politikë penale, në Shqipëri është një tepërim. Ndëshkimi nga drejtësia nuk duhet të nënkuptojë posaçërisht vuajtjen fizike paraprakisht, përveç rasteve kur i pandehuri është në një pozitë të tillë që pengon hetimin apo kapet ne krim në flagrancë.

Dhe në këtë rast nuk më duket ndonjë dramë që Malltezi të hetohet jashtë burgut, apo në arrest shtëpie. Aq më tepër nëse kanë përdorur dhe arsyetime humanitare për të sëmurë në familje.

Por vendimi shkakton dyshime të forta dhe mungesë standardesh kur krahasohet me vendime të tjera analoge për të akuzuar që nuk kanë asnjë shans të prishin prova apo të pengojnë drejtësinë duke u hetuar në gjendje të lirë.

Dy raste janë shumë specifike, që rrëzojnë standardin Malltezi për paraburgimin. 

E njëjta gjykatë ka lënë në burg Safet Gjicin, ish- bashkiakun e Kukësit, i përfshirë në një skandal seksual, që s’ka nevojë për zbardhje, se ishte shumë transparent. Ai e mori ndëshkimin si moral, ashtu dhe zyrtar. 

Nëse do vazhdohet dhe më tej me hetim penal, mund të vazhdohet, edhe pse ngjan pak si gjyq iranian. Por Safet Gjici nuk ka çfarë prova të prishi nëse gjykohet i lirë. Dhe nëse ja çon përsëri atë vajzën përpara, vështirë se i shkon më mendje për seks me atë që i ndodhi. 

Si është e mundur që e njëjta gjykatë kërkesën e Gjicit e refuzon se “rrezikon të prishë provat”, kurse kërkesën e Malltezit e legjitimon. Nuk kam gjë me lirimin e Malltezit, se aty është e rëndësishme fokusimi tek hetimi dhe gjykimi i korrupsionit, dhe jo vuajtja e tij në qeli. Por standardi i Gjykatës është i dyfishtë.

Edhe më keq akoma me Vangjush Dakon. Dako mbahet në burg prej katër muajsh, pa u pyetur asnjëherë, për një leje që ka dhënë në vitin 2010, dhe që akuzohet pse e ka zbardhur me vonesë, ndërkohë që ndërtuesi ka nisur punimet. Çdo gjë ka ndodhur mes vitit 2010- 2013. Leja është dhënë, pallati është ndërtuar, dokumentet janë aty dhe Dako është një njeri i papunë në Durrës. 

Ashtu si Malltezi që nuk ka çfarë t’u bëjë më shkesave dhe kontratave që ka firmosur, ashtu dhe Dako nuk ka se ku të ndikojë më në një proces që akoma nuk e kanë pyetur pse e kanë arrestuar.

E njëjta gjykatë e ka lënë në burg, ndërsa Malltezin e ka çuar në shtëpi.

Pra duket qartë që Gjykata Speciale Antikorrupsion e Apelit, ka një problem me standardin e gjykimit. Dhe kjo më duket akuzë e thjeshtë para asaj që mendojmë të gjithë. 

Nëse nuk është çështje e mungesës së standardeve të gjykimit, atëherë është çështje e integritetit të Gjykatës, çka e bën atë gjykatë të korruptueshme, ose të shantazhueshme nga presioni i rrugës i Sali Berishës. Atëherë ka kuptim të themi se shantazhi politik i Sali Berishës funksionon dhe drejtësia e re po gjunjëzohet para tij.

Tani le të zgjedhin këtë duan për të na sqaruar. Uroj të jenë gjyqtarë të dobët, jashtë standartit të drejtësisë që kërkojmë dhe të kenë marrë në të gjitha rastet vendime klienteliste. Madje do isha më i lumtur dhe sikur ta dija që kanë marrë para nga Malltezi për ta liruar, se është një gjë me pak e rëndë se gjunjëzimi para Berishës.

Më e rënda do të jetë sikur të funksionojë vërtet shantazhi i Sali Berishës mbi drejtësinë dhe ata ta kenë liruar atë nga frika. Kjo i jep fund pastaj çdo shprese për një drejtësi të pavarur, pasi për t’u bërë populist dhe për të shantazhuar drejtësinë ka plot njerëz të gatshëm në këtë vend. 

Ka dhe ka pasur. 

Ajo çfarë nuk kemi pasur ishin gjyqtarët e pavarur që nuk e përfillin këtë presion. Ndaj është e rrezikshme të shpallim shantazhin e Sali Berishës si mekanizëm që e mposht drejtësinë e re. 

Jam gati të besoj më lehtë se kanë marrë ndonjë lekë, se sa të besoj që janë gjunjëzuar nga shantazhi i Berishës. Nuk do të hamendësha mes këtyre dy të këqijave, sikur të kishin një standard për të gjithë në vendimet e tyre. Madje dhe për Belerin, burgu i të cilit po na kushton me shantazhe ndaj Shqipërisë. Por me sa duket këta gjyqtarë kanë problem vetëm shantazhet në adresë të tyre prej Berishës dhe jo ato ndaj Shqipërisë.

Pra dukshëm ata kanë tjetër standard për Malltezin, dhe tjetër standard për të tjerë, që nuk bëjnë shantazh mbi ta.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 22/11/2023 09:32

    NA ZHGENJEU DREJTESIA E RE...me standart te dyfishte...

    Përgjigju
  • Kovaçi: 22/11/2023 08:45

    Ky kuvend keshtu si eshte, nuk mund te punoje normalish,prandaj gjeja me e mençur eshte shperndarja e tij dhe kalimi ne zgjedhje te parakoheshme. Populli te vendos se ke do tevereligjevenes dhe kujt do jabesoje fatet e veta Saliut apo do zgjedh njerez serioz pe ta perfaqesuar.

    Përgjigju
  • asolingo: 22/11/2023 08:42

    Kjo situate e sotme me kujtoi kur doli Fatos Nano nga burgu dhe me pas u be kryeminister Çfare i beri Berishes qe e futi ne burg "pa"te drejteasgje,dhe tani Saliu ben çfare ti doji qejfi.Turp per qeverine,nuk kan kuptuar diçka qe parlamenti eshte nje vend pune dhe asgje me teper nuk ka te drejte asnje te bej prishje ,djegje..Turp,turp,turp njerez pa dinjitet(flas per te PS).

    Përgjigju
  • Durrsaku: 22/11/2023 08:36

    Edhe kte prove te forte Drejtesia e re e humbi dhe bashke me te po venitet edhe shpresa e shqiptarve e mos denimit te disave qe te gjith e dim se kush jane. Spak-u humbi nje beteje te rendesishme duke dorzuar ate fortese qe mezi e mori. Tani u binda qe ne nuk behemi. Spaku tanibte meret me 2 mij lekshat e policve se ata i mbyti dhe salen ta lej te djegi parlamentin. Turp turp turp

    Përgjigju
  • Scutari: 22/11/2023 07:33

    Po, funksionoi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë