Mero Baze: Armiqtë e rinj të Berishës për inceneratorët

Mero Baze: Armiqtë e rinj të Berishës për inceneratorët

Sali Berisha

Sali Berisha ka zbuluar armiq të rinj për inceneratorët. Nuk janë më Edi Rama Veliaj, Ahmetaj, Gjiknuri, apo Klosi, por janë dy të tjerë që paska hedhur gurin e kanë fshehur dorën. Janë Ëngjëll Agaçi dhe Artur Metani. Sidomos ky i fundit, i cili tani mban postin e Inspektoratit të Përgjithshëm të Drejtësisë.

Ka dy ditë që merret me të. Në fakt e ka nisur sulmin qyshkurse ai bëri një takim publik me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, I cili I kërkoi që institucioni I tij të inkurajoj drejtësinë të japin dënime të rrepta për zjarrvënësit e pyjeve.

Prej asaj dite Berisha po merret përditë me Artur Metanin. Sa për të mos e lënë vetëm thotë dhe Ëngjëll Agaçin.

Sulmi natyrisht nuk ka të bëj me Artur Metanin, i cili është njeriu më jo protagonist në gjithë debatet politike apo publike rreth drejtësisë. Madje mban një stekë aq të ulët në debatin publik për drejtësinë, sa askush përveç Berishës nuk e di mirë se çfarë pune bën. Ai drejton institucionin që kontrollon performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjithë vendin, bazuar në kritere të qarta ligjore.

Sulmi I Berishës lidhet pikërisht me këtë pozicion. Makthi I Berishës buron nga perceptimi që ai ka për veten e tij sikur të kishte pushtetin e Artur Metanit. Natyrisht do ti thërriste prokurorët e gjykatësit do ti vinte në rresht siç i vuri për Gërdecin dhe 21 Janarin dhe do ti detyronte të mos shiukopnin çfarë kishte ndodhur dhe çfarë kishte bërë ai dhe djali i tij që Brenda dy viteve bën një varrezë private me të vrarë në Shqipëri. Plot 30 vetë.

Tani mendon se Artur Metan i mund të thërras gjyqtarë apo prokurorë që kanë në duar procese që lidhen me familjarë të Berishës dhe ti nxisë të veprojnë shpejtë. E gjitha çfarë e shqetëson Berishën është se mos humbas pushtetin që ende vazhdon të ruaj në drejtësi madje dhe tek Gjykata speciale dhe SPAKU, të cilët nuk prekin me dorë asgjë që ka lidhje me të.

Dhe njeriu I parë që Berishës i shkon në mendje se mund ta aktivizoj ndonjë çështje kundër tij është Artur Metani. Jo se I ka dhënë ndonjë shkak personalisht,  por se ashtu do te vepronte vet Berisha po ta kishte atë pushtet. 

Duke e sulmuar paraprakisht, Berisha ndjehet më I sigurt se ai do kompleksohet dhe nuk do takojë kurrë ndonjë gjyqtar apo prokurorë që merret me gjyqin e dhëndrit apo djalit dhe akoma më tej, do që ta ketë këtë si alibi nëse çudia ndodh dhe ata merren të pandehur.

Kjo është arsyeja e vetme pse ai ka ndërruar tragetin e sulmit nga Edi Rama tek Artur Metani. Ndryshe pastaj I bie që të sulmoj Metanin dhe Agaçin, për të na treguar se kryeministri nuk mban përgjegjësi për asgjë, dhe aferat e tij më 21 janar apo Gërdec, nuk lidhen me të, por me Gjergj Lezhën dhe Hasan Metukun, njëri sekretar I Përgjithshëm dhe tjetri një  tip që e ka pas si këshilltar ligjor në kryeministri. 

Gati është tya bëj dhe këtë, por thjesht nuk shikon ende ndonjë rrezik se dikush mund ta marrë të pandehur. Deri tani ka hallin e dhëndrit dhe djalit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 05/08/2023 22:03

    Metani per eksperiencë personale nuk ben asnjë punë aty. Te vetmen punë qe ben eshte mosprekja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Dmth eshte gardiani i te korruptuarve!

    Përgjigju
  • Ish kolegja e Saliut: 05/08/2023 19:58

    Saliu po i mbush dosjen Ahmetajt qe te beje kerkese per azil prandaj del cdo dit me nga nje tekst

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë